Prokurori francez: sulmi ne Nice eshte planifikuar shume muaj perpara. 5 bashkepunetoret e agresorit ne burg

_90471411_frnicepolicereut17julyMohamed Lahouaiej-Bouhlel, autori I sulmit në Nisë të Francës ka patur support logjistik nga 5 të dyshuar që tashmë janë arrestuar. Lajmi është konfirmuar nga prokurori francez, Fransua Molins. Në një konferencë për shtyp ai theksoi se krimi makabër ishte planifikuar për muaj të tërë. Molins tha se një nga të dyshuarit kishte filmuar skenën e sulmit një ditë pasi u vranë 84 persona. 5 të dyshuarit akuzohen për terrorizëm dhe për ndihmë ndaj Bouhlel, Tunizianit që jetonte në Nisë.

4 burrat dhe një femër të moshës ndërmjet 22 dhe 40 vjeç do të dalin në gjykatë shumë shpejt. Në të ndaluarit përfshihen dhe një çift shqiptarësh që I siguruan agresorit një pistoletë.

Një nga të dyshuarit ka marrë një mesazh nga Bouhlel natën e sulmit ku kërkonte më shumë armë. Gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, policia franceze gjeti plumba Kallashnikovi dhe armatime të tjera.

Mohamed Lahouaiej-Bouhlel dhe as të ndaluarit e tjerë nuk ishin të njohur për inteligjencën Franceze. Molins theksoi se franko-tuniziani po studionte sulmin që në 2015 pasi në telefonin e tij është gjetur informacion që e mbështet këtë hipotezë.

Pin It