Ngjarje historike në Shqipëri, miratohet me 140 vota pro dhe asnjë kundër reforma në drejtësi

vota140

Është bërë e mundur që të miratohet vetëm orët e para të së premtes drafti me ndryshimet kushtetuese. 139 deputetë të të gjitha forcave politike në parlament kanë votuar unanimisht reformën në drejtësi. Në fillim është bërë votimi në parim dhe më pas nen për nen.

Në seancën plenare ishin 140 deputet ligjbërës por vetëm 139 prej tyre votuan.

Ndonëse kaloi mesi i natës, procesi i votimit u ndoq me shumë vëmendje edhe nga ndërkombëtarët, ambasadorë të ndryshëm që gjenden në vendin tonë dhe dy ekspertët e Euralius dhe OPDAT.

Votimi i draftit me 58 nenet e ndryshuara në kushtetutën e re erdhi pas një dite të ngjeshur me negociata të shumta mes ndërkombëtarëve dhe tre forcave politike në vend. Ambasadorët Romana Vlautin dhe Donald Lu u ngujuan që prej orës 12 të së enjtes në kuvend dhe për më shumë se 7 orë negociuan me anëtarët e LSI dhe të PD-së. Diskutimi në fillim u bë mbi draftin hibrid të dorëzuar nga Nuland dhe më pas për dy çështjet e reja që u ngritën si shqetësim mbrëmjen e së mërkurës. Të enjten Ambasadorët Lu dhe Vlahutin bënë dy propozimet e reja për  përzgjedhjen e 10 anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së dy institucione të reja këto që do të krijohen pas miratimit të reformës së re.

Ndonëse Konsensusi u lajmërua që në orën 19, ka qën komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi ai i cili ka vonuar për disa orë transkriptimin e pikave të ndryshuara. Anëtarët e komisionit të partisë demokratike thanë se po shqyrtonin me vëmendje të gjitha pikat e ndryshuara.

Pasi u miratua nen për nen reforma në drejtësi u votua në tërësi me 140 vota pro. Një veprim i cili është pritur me ovacione nga deputetët dhe të ftuarit

Pas kësaj Basha ka dal në një konferencë për shtyp ku tha se është një ogur i mirë për sistemin e drejtësisë.

Pin It