Miratohet Reforma në drejtësi, përgëzimet e Lu dhe Fleckenstain

Peshorja-e-drejtesise

Parlamenti shqiptar votoi njëzëri mbrëmjen e djeshme reformën në drejtësi, me 140 vota pro nga 140 deputetë, një nga reformat më të rëndësishme të ndërmarra gjatë këtyre 26 viteve demokraci.

”Duke modifikuar rreth gjysmën e Kushtetutës së saj, Shqipëria i hap rrugën një ndryshimi radikal të arkitekturës së brendshme të magjistraturës, që do të shembet për të ndërtuar një sistem të ri”, thekson gjencia italiane e lajmeve ANSA.

‘’Përkushtimi juaj’’, shprehet Lu, “E ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe. Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete të reforme fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, e cila tani është shumë më e forte”, mbyll mesazhin e tij ambasadori.

Miratimin e përshëndeti edhe eurodeputeti Knut Fleckenstain. ‘’Një ditë e mirë për Shqipërinë! Reforma në drejtësi është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Faleminderit të gjithë atyre që punuan për ligjet dhe ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për një reformë të mirë. Faleminderit kryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe liderit të opozitës. Faleminderit ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së dhe ekspertëve të tyre. Faleminderit kryetarit të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian. Dhe faleminderit kolegut tim Eduard Kukan, me të cilin kam marrë pjesë në këtë proces”, shkruan në rrjetin social Fleckenstein.

Me miratimin e reformës, Tirana shpreson të marrë vjeshtën e ardhshme rekomandimin nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave të anëtarësimit.

Pin It