Pse duhet konsumuar kanella ?

kanella

Vetëm një gjysmë luge kanellë në ditë mund ta zvogëlojë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak, pastaj të triglicerideve dhe kolesterolit, te të sëmurët nga diabeti II.

Kanella është një produkt i cili mund të cilësohet si një zëvëndësuese e mirë e sheqerit, e cila ndihmon që ju të kurseni rreth 70 kalori.

Sipas një studimi nëse e konsumoni nga një lugë kanellë në ditë esëll, atëherë e pengoni krijimin e proteinës në tru, e cila e shkakton sëmundjen e Alzheimerit. Njëra ndër mënyrat më të mira të konsumimit të kanellës çdo ditë, është që atë ta vini në kafe, në vend të sheqerit, ajkës, apo qumështit.

Kanella po ashtu përmirëson shëndetin e organeve të tretjes dhe e stimulon trurin.

 

Pin It