Luis Suarez dënohet me dy ndeshje

barcelona-vs-espanyol

Luis Suarez është pezulluar me dy ndeshje pasi ai nuk ka mundur që t’ia hedhë pa një dënim sherrit që ka zhvilluar në tunel pas ndeshjes së Kupës së Spanjës në mesjavë.

Uruguaiani priti lojtarët e Espanjolit pas ndeshjes dhe u përpoq të përleshej me ta, duke u ndarë me vështirësi nga shokët e skuadrës, por gjithçka u vu re nga zyrtarët e ndeshjes.

Për pasojë, sjellja e sulmuesit u përfshi edhe në raportin final të arbitrit Martinez Munuera dhe çështja kaloi në Komisionin e Disiplinës, që e dënoi me dy ndeshje Suarezin.

Barcelona ka vendosur të shkojë në apel, duke synuar reduktimin në vetëm një ndeshje.

Pin It