Ku do të transferohet El Shaarawy ?

el-shaarawy-at-milan

Stephan El Shaarawy është bërë njëri ndër sulmuesit më të kërkuar në futbollin italian.

Sulmuesi i Milanit ka përfunduar huazimin e tij te skuadra franceze Monaco dhe është rikthyer në Milanello.

Në garë për të janë disa skuadra të njohra, ku spikat derbi nga kryeqyteti italian mes Romës dhe Lazios.

Përveë dy skuadrave nga kryeqyteti për “Faraonin”, interesim kanë shprehur edhe Fiorentina, Genoa dhe Bologna.

Ndërkohë lojtari ka zgjuar interesimin e Galatasarayt në Turqi dhe Bourmerouthit në Premier League.

Milani e vlerëson yllin e saj rreth 13 milionë euro, ndërsa skuadra favorite mbetet Roma.

Pin It