Dy orë të tjera Gear S2 nga Samsung

 

Samsung-Gear-S2

Samsung zbuloi gjatë konferencës CES 2016 dy versione të reja të orës së saj inteligjente Gear S2. Njëri variant është i larë me ar 18-karat në ngjyrë rozë, ndërsa tjetri është i larë me argjend.

Të dyja modelet do të dalin në treg në muajin shkurt, dhe sigurisht do të kushtojnë shumë më shtrenjtë se versioni origjinal i orës Gear S2. Versioni i larë në ar do të ketë një rrip prej lëkure të vërtetë Ivory, ndërsa versioni ngjyrë argjendi do të ketë lëkurë ngjyrë të zezë.

Gjiganti korean ka bashkëpunuar me dizajnerë të veçantë si Colombo për krjimin e orëve inteligjente.

Pin It