Japonezët zbulojnë pajisjen që lexon mendjen

2FD77E7400000578-3386875-image-a-3_1452083286490Shkencëtarët japonezë kanë zbuluar një pajisje që quhet “lexuesi i mendjes”. Kjo pajisje mund të lexojë fjalët nga truri, pa qenë nevojë që të flasim.
Sipas shkencëtarëve, ajo rrit mundësinë e komunikimit telepatik.

Sipas “Daily Mail”, hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se fjalët që zbulohen nga kjo pajisje janë të njëjta me ato që personi do të shprehë. Ata kanë arritur që të zbulojnë disa fjalë në gjuhën japoneze. Shkencëtarët pretendojnë se me anë të kësaj teknologjie mund të bëjnë lidhjen mes valëve të trurit dhe shkronjave të alfabetit japonez.

“Kjo bëhet pa pasur nevojë që personi të flasë”, shprehen shkencëtarët. Ndërkohë, për të dëgjuar fjalët e pathëna, kërkuesit kanë përdorur një metodë të quajtur “electroencephalogram” ose  EEG.
Kjo teknologji regjistron veprimtarinë elektrike të trurit duke përdorur një sërë elektrodash në lëkurën e kokës, për të zbuluar valët e trurit.

 

Pin It