Pse nuk duhet t’i lani dhëmbët menjëherë pas ushqimit?

pasta-e-dhembeve-magjike-per-fytyren-dhe-pajisjet-shtepiake

Dhëmbët janë pjesa që të gjithë i kemi merak dhe si e tillë mendojmë t’i lajmë sa më shumë, por duhet të kemi kujdes me kohën që vendosim t’i lajmë.

Presidenti i Akademisë së Stomatologjisë së Përgjithshme, Howard R. Gamble thotë se nëse keni konsumuar ushqime me përmbajtje acide të tilla si fruta apo agrume duhet që të prisni të paktën 30 deri në 60 minuta për t’i larë dhëmbët.

Kjo bëhet për arsye se larja e dhëmbëve pasi konsumojmë ushqime mund të përshpejtojë ndikimin e acidit në smalitin e dhëmbëve dhe kështu dhëmbët dëmtohen.

Por nëse doni t’i lani dhëmbët menjëherë pas ushqimit është e mira të zgjidhni ushqime që kanë pak karbohidrate, në këtë mënyrë acidet e dëmshme do të ulen.

 

Pin It