Pse shtojmë peshë brenda një kohe të shkurtër?

Për peshën optimale është e rëndësishme të kemi një raport të duhur të marrjes së ushqimit dhe konsumit të energjisë, por nëse bëjmë gjithçka si zakonisht atëherë arsyeja për fitime të papritura në peshë fshihet diku tjetër. Gjërat për shkak të të cilave shtojmë papritmas peshë:

Depresioni

Marrja e barnave kundër depresionit mund të shkaktojnë shtimin e peshës së shpejtë. Një studim i ‘American Journal of Public Health’ zbulon se personat e pikëlluar dhe të vetmuar shtojnë më shumë peshë në krahasim me personat që nuk janë në depresion.

Ilaçet

Ilaçet e ndryshme mund të shtojnë peshën.Ilaçet për migrenë janë vetëm disa nga ilaçet të cilat shkaktojnë shtimin e shpejtë të kilogramëve.

Disa nga këto ilaçet shtojnë apetitin dhe veprojnë në ngadalësimin e metabolizmit.

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve

Mungesa e vitaminës D, magnezit dhe hekurit mund të rrezikojë imunitetin tuaj dhe do të ndikojë në nivelin e energjisë suaj dhe me këtë edhe në vetë aktivitetin tuaj.

Nëse keni mungesë të energjisë për ushtrime dhe stil të jetës, atëherë shumë lehtë do të grumbulloni kilogramët e tepërt. Më së miri është të verifikohet shkalla e vitaminave dhe mineraleve në gjak dhe sipas kësaj të përshtatet ushqimi.

Mungesa e gjumit

Kur mungon gjumi, trupi juaj nuk mund të funksionojë siç duhet dhe ai do të ruajë indet yndyrore. Mungesa e gjumit perceptohet nga trupi si stres, dhe kur trupi është në gjendje stresi, i gjithë metabolizmi është i shqetësuar. Me këtë rast krijohet “rrethi magjik”, ku mungesa e gjumit shkakton stres shtesë, të cilin shumica përpiqen ta tejkalojnë duke ngrënë më shumë se zakonisht.

 

 

Pin It