Shtoni proteinat për të humbur në peshë!

Proteinat janë pjesë shumë e rëndësishme e organizmit, ndaj duhet patjetër t’i marrim në sasi të mjaftueshme.

Trupi ka nevojë për proteina për ndërtimin dhe rigjenerimin e muskujve, flokëve dhe thonjve dhe ato marrin pjesë në krijimin e hemoglobinës, e cila qarkullon oksigjenin në trup,

Shumica e njerëzve fillojnë të humbin tepricën e kilogramëve kur shtojnë marrjen e proteinave, sepse organizmit i nevojitet më shumë kohë që t’i zbërthejë, t’i tretë dhe t’i shfrytëzojë.

Kur fillojmë marrjen e proteinave zgjatet ndjenja e ngopjes, ndërsa me këtë spontanisht vjen deri te futja e zvogëluar e ushqimit tjetër në organizëm, posaçërisht të hidrokarbureve.

Efekti i këtillë nuk mund të arrihet me marrjen e hidrokarbureve të thjeshta dhe të yndyrave.

Ushqimi me pjesëmarrje të proteinave prej 20 deri 30 për qind në raport me marrjen e tërësishme energjike mund të përshpejtojë metabolizmin dhe bashkë me humbjen e 80 deri 100 kalorive e më shumë në ditë në krahasim me ushqimin me pjesëmarrje të ulët të proteinave.

Ushqimi duhet të jetë i përbërë prej 20 deri 30 për qind proteina, 30 deri 35 për qind yndyra dhe deri në 40 për qind hidrokarbure.

Regjimi i tillë i ushqimit i plotëson të gjitha nevojat e organizmit dhe e furnizon me mjaft energji për aktivitete fizike.

 

 

Pin It