Pushimet të gjithëve na pëlqejnë, por një ditë ato mbarojnë dhe do duhet të rinisim sërish nga puna. Ditët e para janë të vështira, megjithatë përshtatja ndodh shpejt.
Ja 5 këshilla sesi ta filloni mbarë këtë sezon të ri:
Fillo qetë !
Në vend që të nisni punën me oraret e zakonshme, merrni pushim disa momente të vogla. Ndonjëherë mjafton një kafe apo një shëtitje për të gjetur pikërisht qetësinë e duhur për të kaluar ditën.
Fillo me entuziazëm!
Një kek në mëngjes ose një kafe me kolegët, do të jetë diçka e duhur për të kaluar ditën e parë pas rikthimit në zyrë. Përcakto objektivat e ardhshëm dhe koordinohu për gjërat që duhet të bësh. Eja me ide të reja dhe mos ki frikë të tregosh vlerat e tua.
Ndryshoni diçka në look-un tuaj
Nëse vera ua ka ndryshuar look-un bëni mire ta ndryshoni atë. Mund të prisni flokët e shkatërruara nga kripa e detit. Ndryshimi i “look”-ut do ju ndihmojë ta shikoni veten dhe punën më ndryshe.
Bëni plane
Vizatoni një hartë me idetë e tuaja, gjërat që të pëlqejnë të bësh, hobi apo aktivitetet e reja, të cilat do të doje t’i përkushtohesh/e. Kujto që për të shndërruar një ëndërr në projekt, ke nevojë për përkushtim, mini-objektiva dhe organizim.
Gjithmonë ka kohë për miqtë
Miqësia është një pjesë e rëndësishme e jetës. Bëni mire të gjeni kohë për momente të përbashkëta. Një festival, shëtitje, një darkë gjatë javës, janë një mënyrë për të kaluar kohë me miqtë dhe për të shijuar kohën e lirë.