Qendër Kombëtare e Muzeologjisë nismë për promovimin e kulturës mbarëkombëtare të trevave shqiptare

15590612_1339119689484134_8125144518772664147_n-144x200

15589601_1339118352817601_2056386904616689130_n-350x155

Qendra Kombëtare e Muzeologjisë do të bashkëpunojë me muzetë e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, me arbëreshët e Italisë, me arvanitasit e Greqisë, si dhe me muzetë e shteteve të tjera, për të promovuar kulturën mbarëkombëtare të trevave shqiptare. Idea për realizimin e këtij bashkëpunimi u theksua nga Drejtori i Muzeut Historik Melsi Labi, gjatë konferencës shkencore ndërkombëtare me temë: ”Roli i muzeve në shoqërinë moderne”, mbajtur në kuadër të 35-vjetorit të inaugurimit të Muzeut Historik Kombëtar.

Konferenca mblodhi së bashku specialistë të fushës së muzeologjisë nga i gjithë vendi.Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi, tha se përgatitjet në kuadër të 35-vjetorit të përurimit të godinës së Muzeut Historik Kombëtar kishin filluar që herët.Në kuadër të 35-vjetorit të përurimit të godinës së Muzeut Historik Kombëtar është botuar ”Udhërrëfyesi i Muzeut Historik Kombëtar në dy gjuhë shqip dhe anglisht’.Organizimi i konferencave muzeologjike, do të ketë impakte pozitive në promovimin e Qendrës Kombëtare të Muzeologjisë, në rajon dhe më gjerë. Në fund të takimit drejtori Melsi Labi shpërndau disa certifikata mirënjohje për personat që kanë dhënë kontributin e tyre gjatë viteve të punës në Muzeun Historik Kombëtar. Gjithashtu për të pranishmit u dhuruan kopjet e para të Udhërrëfyesit të Muzeut Historik Kombëtar.

 

Pin It