Qeveria takson blerjet online

qeveria

Qeveria ka vendosur të vjelë të ardhura përmes taksimit të blerjeve online. Ky vendim penalizon një kategori në rritje vitet e fundit që përdorin internetin për të blerë mallra të ndryshme. Kufiri i mëparshëm prej 150 eurosh, tanimë ka prekur dyshemenë me 22 euro dhe do të taksohet me 22.4%, ku përfshihet 20% TVSH dhe 2.4% taksë doganore.

Për shembull, kjo xhaketë e blerë në internet nëse kushton 100 euro do të paguani taksë 22.4 euro shtetit shqiptar. Edhe për dhurata mbi vlerën 45 euro, vendimi i qeverisë parahsikon taksimin e ndjeshëm për xhepat e qytetarëve në masën 22.4%

Posta shqiptare e cila e ka përjetuar me fluks dhe radhë të gjata rritjen e blerjeve online, u detyrua së fundmi të hapte zyra të reja për të përballuar volumin, por që pak këtij vendimi duket se do ta ketë të vështirë t’i mbajë të hapura.

Për qytetarët e interesuar duhet thënë se nga xhepat e tyre për blerje deri në 150 euro do të dalin minimalisht 5 euro dhe maksimalisht 33.6 euro më shumë. Kjo kategori deri përpara vendimit të qeverisë nuk paguante fare taksë

Mbetet për t’u parë nëse do të realizohet objektivi I shpallur I qeverisë për kufizimin e blerjeve online dhe nxitjen e konsumit brenda në vend që po kalon periudhë të vështirë.

Dyshimet janë se një vendim i tillë do t’i hapë rrugë informalitetit dhe kreativitetit të shqiptarëve për të gjetur mënyra të tjera të sjelljes së produkteve në shtëpitë e tyre.

Pin It