“Qiell i Heshtur” vlerësim për kontributin e grave që bën histori në botë

Historia mahnitëse e jetës së astronomes Henrieta Levit, (një nga astronomet e para në Harvardin e 1900-ës) dhe kolegeve të tjera që realizuan hartën e yjeve në univers, rikthehet përsëri në Tiranë.

“Qiell i Heshtur”, komedia gjysmë biografike e shkruar nga Loren Gunderson, është shfaqja të cilën Teatri Metropol, me regji nga Armela Demaj, e rikthehen sërish në skenë pas kërkesave të shumta të publikut .

Nën interpretimin e aktorëve Armela Demaj, Jonida Beqo, Sonila Kapidani, Shkëlzen Berisha, Verjana Abazaj kjo shfaqje po mbush me publikun artdashës të teatrit që prej datës 30 mars ambientet e Teatrit Metropol.

“Qiell i Heshtur” është një ndodhi njerëzore, që i flet shoqërisë, dje dhe sot. Është nje vepër, e cila flet për marrëdhëniet familjare, besimin, fuqinë e mendjes dhe shpirtit, mbështetjen, solidaritetin dhe këmbënguljen për të kërkuar dritë në thellësitë e pandriçuara.

Një vepër që eksploron marrëdhënien mes muzikës dhe matematikës, shkencës dhe besimit. Këmbëngulja, energjia, pasioni dhe vizioni e bëjnë një vajzë nga Bostoni të ndjekë ëndrrën e saj.

Kjo shfaqje rivjen në Metropol si një vlerësim për kontributin e këtyre grave që bën histori në botë dhe veprën që na lanë pas e do të vazhdojë për publikun edhe në datat 4, 5, 6, 7, 8 Prill, ora 19:00 .

/ATA/

Pin It