Real apo Bajern, sonte largohet një favorit

Sonte në mbrëmje, në bilbilin e parë të Viktor Kasai, do të nisë përballja e dytë mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut, që do të çertifikojë se cili prej favoritëve të Champions do të mbetet jashtë turneut.

Suksesi 2-1 në Allianz Arena i ka shtuar ndjeshëm kuotat e galaktikëve, por bavarezët janë të aftë të fitojnë kudo, dhe këtë e di mirë dhe trajneri Zinedin Zidan, që është përballur me gjermanët edhe kur ishte lojtar.

“Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të synojmë fitoren, pa menduar sesi shkoi në ndeshjen e parë. Bajern nuk e ndryshon mënyrën e lojës, si në shtëpi dhe si në transfertë. Isko është gati të luajë njësoj si të tjerët, ndërsa Gareth Bale është përmirësuar, por vendosëm të mos e rrezikojmë. Shpresoj që ta kemi në dispozicion në El Klasiko” tha trajneri i Realit.

Për ekipin spanjoll, Pepe dhe Rafael Varane, do të jenë gjithashtu mes mungesave, ndërsa Bajern ka rikuperuar bomberin Robert Levandovski, që do ta nisë nga minuta e parë në Madrid. Formacioni gjerman do të duhet të bëjë pa Havi Martinez, për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e  kaluar.

Formacioni i mundshëm:

Pin It

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *