Rekord Guinness, Orkestra gjigante me 7500 muzikantë

rekordorchester-102-_t-1468089424997_v-16to7-1

Orkestra më e madhe në botë, është mbledhur në “Commerzbank Arena” të Frankfurtit për një koncert të rrallë. Kjo orkestër përbëhej nga profesionistë e amatorë nga Gjermania Austria dhee Holanda.

Mbi 7 mijë e 500 muzikantë kanë performuar në stadiumin gjerman të futbollit, duke vendosur kështu rekordin botëror, që kalon atë të vitit 2013 në Brisbane të Australisë, që zuri vend në librin e rekordeve “Guinness” .

Orkestra gjigante interpretoi pjesë nga simfoni të Beethovenit e Dvorakut, përfshirë “Odën e gëzimit”, si dhe melodi nga muzikali “Starlight Express” dhe një këngë pop të 1976-s nga John Miles, “Music Was My First Love”.

Sfida më e madhe për ne si organizatorë ishte t’i bënim muzikantët të luanin të gjithë në të njëjtën kohë.

Problemin e zgjidhëm duke vendosur një ekran gjigant këtu në stadium, falë të cilit dirigjenti ynë Wolf Kerschek të mund të shihej nga çdo cep i tij.

Pin It