TAP, në fund të korrikut fillon vendosja e tubave

Gazsjellesi_TAP

Projekti Trans Adriatic Pipeline (TAP) do të fillojë punimet për vendosjen e tubave të gazsjellësit në fund të muajit korrik. Materialet e nevojshme për shtrimin e tubave kanë mbëritur dhe 80% e infrastrukturës rrugore ka përfunduar.

Në muajt tetor-nëntor të vitit 2016 parashikohet edhe përfundimi i draftit të Masterplanit që dote përcaktojë rregullat e tregut shqiptar për tregtimin e gazit. Në draft thuhet se deri në vitin 2020 konsumi i gazit në Shqipëri do të arrijë në 1.4 miliardë metër kub, nga të cilat 551 milionë metër kub do të përdoren nga familjarët.

TAP në Shqipëri do të kalojë në rreth 215 kilometra tokë dhe 37 km ujëra detare të Detit Adriatik, me fillim në Bilisht të Korçës dhe mbarim në Adriatik në veriperëndim të Fierit.

Në afërsi të Fierit do të ndërtohet një stacion kompresor, ndërsa një stacion tjetër do të jetë pranë Bilishtit.

Ndërtimi i TAP=it do të mundësojë ndërtimin e afërsisht 51 km rrugë të reja dytësore, rikonstruksionin e 41 km rrugë ekzistuese, si dhe rehabilitimin e 42 urave dhe ndërtimin e tre të rejave.

 

Pin It