Formulari A1Z – Aplikimet në Universitet nisin më 12-15 korrik

nora

 Duke nisur nga dita e martë, maturantët e viteve të kaluara që kanë mbetur në provimet e maturës apo për arsye personale nuk kanë aplikuar për të vazhduar studimet e larta do të nisin me plotësimin e formularit A1Z.

MalajJu bëj me dije dhe ju bëj thirrje të gjithë atyre kandidatëve që janë për të vazhduar garën universitare, por që nuk kanë qenë pjesë e A1Z, faza tjetër fillon nesër, pasnesër dhe të enjten. Të gjithë maturantët që nuk kanë arritur dot të regjistrohen për fazën e dytë të aplikimit që nuk kanë mbaruar sivjet maturën, të bëjnë regjistrimin e tyre, në mënyrë që të vazhdojnë fazën e aplikimit.

Zv ministrja e arsimit Nora Malaj tha se aplikimet do të bëhet në shkollat ku kanë mbaruar arsimin e mesëm ose në drejtoritë arsimore rajonale.

MalajI bëj thirrje prindërve dhe maturantëve që të bëjnë nesër aplikimin. Në drejtorinë e shkollës të marrin informacionin e plotë në mënyrë që të bëjnë aplikimin tek AKP-ja për vazhdimin e garës së tyre për në Universitet.

Përveç kategorive të mësipërm, Formularin A1Z e plotësojnë edhe nxënësit që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit dhe duan të ndjekin studimet e larta në Shqipëri.

 

Pin It