7 kuriozitete për produktin më të lashtë ushqimor, bukën

bread

Buka është një ngaa produktet më të rëndësishme ushqimore për funksionimin e organizmit. Përmban lëndët bazë për organizmin si proteint, karbohidrate, kripëra minerale, vitamina etj.

Vlen për t’u përmendur se në vlerat ushqyese të bukës ndikon lloji i miellit, mënyra e bluarjes si dhe teknika e gatimit.

Buka përmban afërsisht 50-60% karbohidrate të cilat furnizojnë muskujt dhe gjithë organizmin e njeriut me energji. Gjithashtu buka përmban fibra, të cilat ndihmojnë aparatin tretës të organizmit tonë. Më poshtë do të gjeni disa kuriozitete interesante për bukën që mbase nuk i keni ditur më parë.

  1. A e dini se njerëzit kanë konsumuar bukën 10.000 vjet p.k
  2. Në Mbretërinë e bashkuar njerëzit hanë 113 gram bukë në ditë, ndërto 76 gram i konsumojnë gratë.
  3. Shpikësi i bukës ka qenë skllavi romak Marcus Vergilius Eurysaces në shekullin e parë. Atij i erdhi ideja nga kali i tij i cili shtypte baltën në një pellg uji, duke ecur në mënyrë rrethore.
  4. Në Britaninë e Madhe, 32% e bukës është e shkuar dëm.
  5. Në Britaninë e Madhe shiten gati çdo ditë 12 milion bukë, 76% e të cilave janë të bardha.
  6. Otto Rohwedder shpiku bukën me feta në 1982. Ai është gjithashtu i njohur për mbështjelljen e saj me gazetë, për ta mbajtur më të freskët.
  7. Shitja e bukës së parë me feta është cilësuar si një hap gjigant në industrinë e pjekjes së bukës. Prej saj doli dhe shprehja popullore “Gjëja më e mirë që prej ndarjes së bukës në feta”.
Pin It