Faqa e internetit për aplikimet “online” prej disa orësh e bllokuar për zonën e Tiranës
Sot është data e fundit ku maturantët e kryeqytetit kanë afat për të aplikuar në një universitet publik apo jo publik. Por prej disa orësh këtë të mërkurë datë 3 gusht faqa e internetit e AKP nuk ishte e aksesueshme e për pasojë ka shkaktuar një paralizim të aplikimeve.
Burime të Spektrum.al nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, sqarojnë se mosfunksionimi i faqes ka ardhur si pasojë e trafikut të madh që kla pasur në këtë faqe. Ata thonë se problemi në faqe ka ardhur si pasojë e fluksit pasi sot kanë nisur aplikimin edhe zona e Durrësit edhe kavajës. Burime nga AKP thonë se sistemi do të lihet hapur deri në orët e vona të së mërkurës jo deri në orën 18 siç ishte lajmëruar. Gjithashtu bëhet me dije se ditën e shtunë AKP do të hapë sistemin sërisht që të aplikojnë të gjithë maturantët të cilët kanë hasur probleme teknike.
Drejtoresha e AKP-së Rezana Vrapi në një bisedë telefonike me spektrum.al siguron të gjithë maturantët se nuk ka vend për panik dhe asnjë maturant i cili dësiron të aplikoj për studimet universitare nuk do të mbesë pa aplikuar.