3 bimët aromatike dhe freskuese të verës

 

Vera është një nga stinët ku vapa kërkon disa metoda për t’u freskuar. Në natyrë ndodhen disa bimë të cilat përveç aromës që kanë arrijnë edhe t’ju freskojnë gjatë verës. Eshtë e nevojshme të pihet shpesh ujë dhe të hahet lehtë, edhe më mirë nëse janë ushqime të pasura me minerale dhe vitamina. Por ka edhe disa zgjidhje të tjera, bimët e gjelbra aromatike të cilat mund t’ju garantojnë një lumturi verore. Më poshtë do të gjeni disa nga këto bimë.

696374_sherbela

Sherbela

Sherbela është një bimë aromatike, çdo gjethe e së cilës është një burim mirëqenieje për trupin dhe shpirtin. Një përdorim i gjerë i sherbelës në verë është si çaj i ftohtë. Kjo bimë, sapo vjen dimri duhet të futet brenda në shtëpi dhe duhet lënë në një vend të thatë, pa lagështi.

Menta

Bima e mentës rritet kudo. Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të saj, por piperita dhe marokina janë ato më të përshtatshme për përdorim gjatë verës. Menta përdoret si për sallatat ashtu edhe për ëmbëlsirat. Ndër të tjera, menta është ideale për të përgatitur pije kundër vapës (ujë dhe mente, çaj i ftohtë) për të zbardhur dhëmbët, për të rifreskuar etj.

nenexhiku-menta-mint-nana

Livanda

Lulet e bimës së livandës janë të shkëlqyeshme për të dekoruar ballkonin. Por pavarësisht gjithë bukurisë që paraqet, livanda nuk është aspak e vështirë për t’u trajtuar duke nisur me mbjelljen e fidanëve. Lulet e livandës mblidhen dhe lihen të thahen mirë për t’u përdorur më pas në shumë mënyra. Menta mund të përgatitet si çaj relaksues kundër vapës ose edhe paketa aromatike për t’u vënë nëpër dollapë apo rafte rrobash. Gjithashtu, lulet dhe gjethet e livandës mbajnë larg mushkonjat. Nëse do të rrethoheni nga kjo bimë, atëherë do të mund të kaloni net të qeta madje edhe jashtë në ballkon pa u pickuar nga  insektet e verës.

718xNxlavender-essential-oil.jpgqeafc86.pagespeed.ic_.ZXx93q_mbi.webp_

Pin It