Zbulohet një bimë endemike unike në llojin e vet, në jugun shqiptar

Bima e njohur në gjuhën popullore “Lule Helmi” është paraqitur në revistën shkencore më të njohur, Fitotaksa (Phytotaxa).

Biologët thonë se kjo bimë futet ndër llojet e pandeshura më parë në botë.

Ky zbulim është bërë nga Prof.Dr. Sadik Malo, i departamentit të  Biologjisë  në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër në bashkëpunim me Prof.Dr. Lulëzim Shuka i departamentit të Biologjisë në Universitetin e Tiranes.

Bima unike endemike ndodhet në malin e Çajupit, pjesë e  Zonave të Mbrojtura, Bredhi i Zhejit.

Ky është një tjetër rast zbulimi, që bënë Profesor Shuka pas zbulimit të “Shafranit të Tomorrit” dhe “Oksitropa e Tomorrit”, dy  bimë endemike të  zbuluara në zonën e Malit të Tomorrit.

Dy prej specieve bimore të zbuluara më parë nga ana e biologut Shuka, Lulehelmi i Malos (Gymnospermium maloi) dhe Kokoçeli i Vlakohorit (Centaurea vlachorum), janë analizuar edhe për përbërësit e tyre kimikë, kryesisht VajratEsencialë në Universitetin e Selanikut dhe Universitetin e Romës (La Sapineza).

Janë disa specie të zbuluara nga Lulëzim  Shuka, që kanë ilustruar kopertinën e Revistës shkencore Fitotaksa (Phytotaxa), duke reklamuar florën e pasur, ende mjaft tërheqëse të Shqipërisë. /ATA

Pin It