
Në një mbledhje me dyer të mbyllura në Shkodër, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika u ka kërkuar prerë kontraktorëve që mirëmbajnë akset e veriut, gadishmëri maksimale përballë reshjeve intensive dhe ngricave që priten në vend. Xhika shpjegoi se askush nuk do të tolerohet nëse nuk respekton kontratën për mirëmbajtjen e rrugëve. Sipas tij, dëmi paraprak i rrugëve nga reshjet përllogaritet në 7 milion dollarë.


