Rregullorja,si do bëhet aplikimi në provimet e maturës, datat e afatet

Examen-tipo-test-cla160303092945_

Ministria e Arsimit ka publikuar rregulloren për provimet e maturës 2017-­të. Në këtë rregullore janë përcaktuar afatet se kur do të plotësohet formulari A1 dhe A1Z dhe mënyra se si do të bëhet aplikimi. Gjithashtu Ministria e Arsimit ka përcaktuar edhe rregullat se si do të zhvillohen 5 provimet e maturës.

Provimet e maturës i jep maturanti që ka përfunduar me sukses vitin e fundit të shkollës së mesme dhe ka plotësuar formularin A1. Këtu përfshihen edhe individët që kanë përfunduar me sukses vitin e fundit të shkollës së mesme në vitet e mëparshme, por nuk janë të pajisur me Diplomën e Maturës. Kandidatët të cilët kanë marrë dëftesën e pjekurisë para vitit 2011 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime në IAL, t’u njihen provimet e detyruara ose provimet e njëvlershme me to, të njehsuara nga DAR. Çdo maturant që fiton provimet e detyruara dhe me zgjedhje, pajiset me diplomë. Maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme para viti 2014, por nuk janë të pajsiur me dëftesë: ­ Nuk japin gjuhën e huaj si provim të detyruara. – Pasi kanë fituar provimet e maturës, marrin diplomë dhe certifikatën e maturës, modeli i vitit 2011.

MAS­ deri më datë 10 mars 2017 miraton formularët A1 dhe A1Z si dhe udhëzuesit përkatës. Deri më 11 mars 2017, në portalin e MAS-­it dhe në faqen zyrtare të AKP­-së shpallen:

a)Formularët A1 dhe A1Z

b)Udhëzuesi i plotësimit online të formularit A1/A1Z nga maturanti/kandidati në portalin qeveritar e­albania, si dhe në vijim në portalin matura shtetërore

c)Udhëzuesi i plotësimit online të bazës së të dhënave nga KSHMSH­ja në portalin Matura Shtetërore

d) Udhëzuesi i plotësimit të bazës së të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Maturës shtetërore (KSHMSH) në portalin maturanti. Maturanti bën aplikimin online fillimisht në portalin qeveritar e­albania në periudhën 15­-30 mars 2017, dhe më pas në portalin matura shtetërore 2017 në periudhën 25 mars­- 10 prill 2017 sipas një plani kalendar të publikuar nga AKP­ja Në periudhën 11­20 prill 2017, Komisioni shtetëror i maturës shtetërore dhe komisioni i maturës plotësojnë online bazën e të dhënave me fushat përkatëse, sipas udhëzimit të dërguar nga AKP-­ja, deri më 21 prill 2017, një kopje të bazës së të dhënave, të shkarkuar nga portali i maturës shtetërore e afishon në shkollë dhe pret vërejtjet e maturantëve/kandidatëve për korrigjime të mundshme në bazën e të dhënave të regjistruara në portalin matura shtetërore.

Brenda datës 30 prill 2017, bën verifikimet dhe korrigjimet përkatëse në sistem. Plotësimi i formularit A1 për maturantët e këtij viti shkollor, bëhet në shkollat ku ata kryejnë arsimin e mesëm të lartë. Kandidatët nuk lejohen të rijapin provimet me zgjedhje, nëse në maturat e viteve të mëparshm rezultatet janë jo me të ulëta, se 4.50. Në rastet kur kandidati ka dhene më shume se një herë një lëndë në provimet me zgjedhje, i njihet rezultati i fundit.

Maturanti paraqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në momentin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme si: laps, vizore, kompast, makinë të thjeshte llogaritëse. Kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyre. Në pyetjet me alternativa, maturanti/kandidat rrethon vetëm shkronjën përbri pergjigjes së sakte. Nëse kandidati rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pike. Maturantet e seksioneve dygjuhëshe shkollore vendosen nga AKP në një mjedis për shkak të monitorimit nga përfaqësitë përkatëse dhe në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe. Për ata që nuk mund të lexojnë apo të shkruajne, PAP-­i autorizon një person jo të profilit për plotësimin e testit sipis pergjigjeve të dhëna me gojë nga maturanti Maturantët që dorëzojnë testin, firmosin për dorëzimin e tij në listën që disponon AP-­ja.

Kandidatët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk mund të dalin nga qendra e provimit para kohës së perfundimit të provimit. Ata grumbullohen brenda qendrës së provimit, në nje mjedis të përcaktuar më parë. Kur maturanti vëren ndonjë shkelje të rregullores së provimit, ai ka të drejtë të informojë APnë, PAP­in dhe përfaqësuesit e MAS­it. Kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të te gjitha provimeve.

Maturanti përjashtohet nga provimi kur: Ndryshon vendin që i është caktuar. Merr, jep informacion apo kopje ose komunikon me maturantë e tjerë. Bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testi. Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimi. Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjate hyrjes në qendrën e provimit. Maturantit nuk i njihet rezultati: a) Nëse përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si atë të percaktuara ose përdor më shume se sa një ngjyrë në plotesimin e testi.

b)Nëse ka hequr ose dëmtuar kodin e sekretimit të testit (barkodin).

c) Nëse ka demtuar testin (palosur, zhubrosur, gisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal.

d) Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga KOPOTED­i. e) Nëse është marrë masa e përjashtimit nga provimi. Mjediset e provimit Mjediset kudo te zhvillohen provimet duhet të jenë të ajrosura dhe të ndriçuara. Të kenë të instaluara në vende të sigurta bllokuesit e valëve të telefonisë celulare, për të siguruar bllokimin e plotë të tyre. Të jenë të mjaftueshme për të paktën 50 maturantë, përveç rasteve të veçanta Largësia ndërmjet çdo maturanti/kandidati të jetë jo më pak se 120 cm, në të katër drejtimet. Maturantët/kandidatët të ulen me fytyrë në të njëjtin drejtim. Sipërfaqja që maturanti/kandidati ka në dispozicion për të shkruar është të paktën 40×30 cm.

Në ditën e provimit, në qendrat ku zhvillohet provimi, nuk parashikohen veprimtari të tjera. Në mjediset ku zhvillohet provimi, nuk duhet të ketë tabela ose materiale të tjera që kanë lidhje me lëndën që jepet provim. Çdo qendër që përzgjidhet për zhvillimin e provimeve, duhet të ketë komunikim me rrugët automobilistike. Vlerësimi i testeve AKP-­ja shpall skemën e vlerësimit te testit, jo më vonë se sa tri orë pas përfundimit të çdo provimi të Maturës. Vlerësimi i përgjigjeve të maturantit bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë të përshkalldzuar. DAR/ZA që mbulojnë qendrat e vlerësimit, vënë në dispozicion të AKP­se dhe DAPU­së, brenda muajit mars 2017,listat e të gjithë mësuesve të shkollave të mesme për lendët e provimeve te Maturës, sipas modelit të dërguar nga AKP-­ja

 

Pin It