Studim: Aktiviteti fizik, praktika më e mirë për shëndetin mendor

Children-exercising-in-fitness-class

Aktiviteti fizik është gjithmonë i mirë si tek të rriturit edhe tek fëmijët. Kjo ju mundëson fëmijëve një shëndet të mirë mendor.

Shkenca thotë se të rinjtë që ushtrohen rregullisht janë më pak të prirur të kenë çrregullime humori kur rriten. Studiuesit kanë vëzhguar 800 njerëz për 4 vite, nga mosha 6-10 vjeç dhe vunë re një lidhje mes aktivitetit dhe mirëqënies.

“Kjo është shumë e rëndësishme, pasi sugjeron që aktiviteti fizik mund të përdoret për të trajtuar depresionin që në fëmijëri”, thotë autorja e studimit Silje Steinsbekk, nga universiteti i Shkencës dhe Teknologjisënë Universitetin e Norvegjisë. Ajo thotë se çdo aktivitet fizik duhet të shkaktojë djersitje tek fëmija dhe përshpejtim frymëmarrje.

Rezultatet e studimit janë botuar në Pediatrics Journal, pak javë pasi Zvicra dhe Gjermania ekzaminuan 6500 adoleshentë për lidhjen mes depresionit dhe sëmundjeve fizike.

Akademikët e Universitetit të Baselit zbuluan se periudha e depresionit shpesh pasohet nga atriti apo sëmundje të sistemit tretës. Ata gjetën gjithashtu se më të rinjtë që vuajnë nga ankthi kanë shanse të mëdha që të preken nga sëmundje të lëkurës.

 

Pin It