Rrjeti i hoteleve Hilton vjen edhe në Shqipëri

Hilton Garden Inn hapet edhe në Tiranë, hotel i cili iu bashkua listës së 62 hoteleve të hapura në të gjithë Europën.

E pozicionuar në Bulevardin “Gjergj Fishta”, hoteli është i vendosur vetëm dy kilometra larg qendrës së qytetit dhe vendndodhjes së bizneseve, duke ofruar qasje të lehtë tek kompanitë e biznesit dhe atraksionet e vendit. Në vitin 2017, Shqipërinë e kanë vizituar më shumë se 5 milionë vizitorë dhe vizitorët e huaj në Shqipëri arritën numër rekord .

Me lulëzimin e turizmit, Hilton Garden Inn Tirana u ofron udhëtarëve në Shqipëri mikpritjen e markës së mirënjohur. Të gjithë mysafirët në Hilton Garden Inn në mbarë botën akomodohen në dhoma me çmim të përballueshëm, pajisje moderne dhe kanë premtimin e “Hilton Garden Inn”, e cila afirmon qëllimin e markës për të bërë çdo mysafir të ndihet rehat.

“Jemi të lumtur që kemi sjellë përvojën e Hilton Garden Inn në Tiranë”, tha Michael Walker, Menaxher i Përgjithshëm. “Me dhomat e tij të rehatshme, gamën e gjerë të opsioneve për ushqimin dhe hapësirat për takime dhe evente, Hilton Garden Inn Tirana synon të bëhet zgjedhja e preferuar për vizitorët në qytet.”

Hoteli kushtoi 19 milionë € për t’u ndërtuar dhe marrëveshja për menaxhimin e tij u nënshkrua në vitin 2014 midis Hilton dhe investitorit z. Ali Selmani. Hapja e hotelit zgjeron ndikimin global të Hilton në më shumë se 106 vende dhe territore.

Pin It