Rrobat e fshqinjës

Një burrë bashkë me të shoqen u vendosën në një shtëpi të re. Ditën e parë, teksa ishin duke ngrënë bashkë mëngjesin, gruaja i thotë të shoqit duke i bërë me shenjë nga dritarja, e cila të ofronte një pamje nga kopshti i përbashkët me fshqinjin tjetër: “Shiko sa të palara duken rrobat e fshqinjëve! Mesa duket, blejnë detergjentin më të lirë.”

Gruaja u mësua duke fajësuar fshqinjën e saj, saqë çdo herë që e shihte duke nderë rrobat në tel, do t’i thoshte të shoqit: “Shih sa keq që i lajnë rrobat dhe sa të pakujdesshëm që janë!” Kjo vazhdoi derisa një ditë, duke parë rrobat e pastra dhe të lara mirë të fshqinjëve, gruaja i thotë të shoqit: “Më në fund paskan mësuar si lahen rrobat!”

I shoqi ia ktheu: “Qenke ngritur herët sot grua dhe e paske pastruar më në fund xhamin e dritares nga e cila sheh rrobat e fshqinjëve.”

Morali: Mund të jenë fajet e tua shkaktare e konstatimit se të gjithë njerëzit e tjerë janë fajtorë. Prandaj, para se të merresh me të metat e të tjerëve, merru me të metat e tua.

Pin It