Rrufe në qiell të hapur, kampioni i jep fund karrierës

2015-formula-1-monaco-grand-prix-nico-rosberg

Është vërtet e pabesueshme por kampioni më i ri në Formula 1 i ka dhënë fund karrierës në këtë kategori garrimi. Rosberg fitoi titullin në dëm të shokut të tij të skuadrës vetëm 1 javë më parë në garrën e fundit. Ai e ka bërë këtë njoftim në mbrëmjen gala të organizuar nga FIA: “ Dua të përfitoj nga rasti për të bërë një njoftim- ka thënë Rosberg- kam vendosur të mbyll karrierën time në Formula 1 tani. Është e vështirë për tu shpjeguar, që femijë kisha një ëndërr dhe ishte që të bëhesha kampion i Formula 1. Tani e kam arritur dhe dhashë gjithcka për këtë objektiv për 25 vjet me radhë dhe me ndihmën e atyre që më rrinë pranë, me ndihmën e tifozëve, të familjes dhe miqve ja dola këtë vit” ka përfunduar Rosberg në deklaratën e tij.

Një vendim që ka gjetur të papërgatitur botën e Formula 1 por edhe vetë skuadrën e tij të Mercedes që tani është e detyruar të kërkojë një zëvendësues në nivelin e duhur.

Pin It