Ja finalistët për lojtarin më të mirë të Fifas 2016, “ Fifa the best 2016”

1480692674treshja

Finalistët e çmimit të “Futbollistit më të mirë” të FIFA vijnë nga kampionati spanjoll. Do të jenë Cristiano Ronaldo, Antuan Grizman dhe Lionel Messi ata që do të diskutojnë finalen për këtë trofe, ceremonia e të cilit do të zhvillohet në 9 janar në Zvicër.

Ronaldo fitoi Ligën e Kampionëve me Realin dhe europianin me Portugalinë, gjë që e bën favorit për këtë trofe.

Messi nga ana tjetër fitoi kampionatin spanjoll, kupën e mbretit, superkupën e spanjës dhe mbërriti në finale të Kopa Amerika Sentenario me Kombëtaren Argjentinase.

Antuan Grizman e shënoi emrin si një prej sulmuesve më të mirë në botë falë paraqitjes së tij në Euro 2016 ku ai u shpall edhe “Lojtari më i mirë” i turneut. Grizman përvec finales së Europianit, luajti edhe atë të Ligës së Kampionëve me Atletiko Madrid.

Pin It