Runctible, pajisja telefon i padëgjuar

 

RunciblePhone

Runcible është një pajisje e re, shumë e ndryshme nga telefonat inteligjentë. Ajo ka formën e një rrethi dhe  sistemi i saj operativ mbështetet në Android. Runcible  është jashtë  aplikacioneve nga Google Play dhe iOS.

Ndryshe nga telefonat që punojnë në Google Play dhe iOS, kjo pajisje nuk ka nevojë të përmirësohet. Përmirësimet ndodhin për shkak të përparimeve teknologjike, rritjes së kërkesave dhe për shkak se bateria humb kapacitetin e saj fillestar.Po çfarë mund të ndodhë nëse ju mund t’i keni të gjithë këto faktorë në dorën tuaj, mund të zëvendësoni baterinë kur të doni si edhe mund të përmirësoni kujtesën e telefonit kur ju e shihni të përshtatshme?

Kjo është strategjia e Runcible-së,për të bërë një pajisje e cila mund të përmirësohet pak nga pak.

Pajisja pritet të jetë në dispozicion në fund të shtatorit për 399 $.

Pin It