Rusi, rrëzohet një tjetër avion, raportohet për 62 të vdekur (video)

Të paktën 62 persona humbën jetën mëngjesin e kësaj të shtunë në rusi pasi avioni me të cilina ata po udhëtonin u rrëzua tek sa po ulej. Videoja që po shikoni është kapur nga kamerat e sigurisë dhe tregon momentin kur avioni është përplasur me tokën dhe ka shpërthyer.

https://www.youtube.com/watch?v=E4Ck9P9IIjA

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin e qytetit jugor Rostov-on-Don. Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të vdekur mes tyre gra e fëmijë.

Sipas mediave ruse, avioni Boeing 738-800, i kompanisë “FlyDubai” ishte nisur nga Dubai, drejt Rostovin dhe rreth orës 03:50 me orën lokale tek sa po tentonte të ulej në port, si pasojë e erërave të forta dhe hapësirës së shkurtër të shikimit mund të jetë bërë shkas për përplasjen e tij.

Avioni ka bërë disa rrotullime para se të ulej në pamundësi shikueshmërie ka humbur kontrollin duke shkaktuar tragjedinë. Sipas mediave ndërkombëtare në bord udhëtonin 55 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit të cilët kanë humbur jetën por kjo ende jo e thënë zyrtarisht

Mediat ruse shkruajnë se rreth 100 anëtarë të grupeve të shpëtimit janë në vendin e rrëzimit të avionit, ku kanë arritur të shuajnë zjarrin.

Kompania “FlyDubai” është krijuar në vitin 2009 me qendër në Dubai, ndërsa fluturon në më shumë se 90 destinacione.

Në pamje, momentet e rrëzimit të avionit dhe shpërthimi pas përplasjes me tokën.

220077_2 220078 220095

Pin It