Si të përgatisni lazanja me salmon ?

 

Përbërësit:

250 gr peta lazanje

200 gr salmon i tymosur

1 litër beshamel

Arrë moskat

Përgatitja:

Shtrojmë një shtesë beshamel në tavë dhe më pas shtrojmë petat e shtresës së parë të lazanjës. Sërish shtojmë sipër tyre një shtresë beshamel dhe më pas shtojmë salmonin e tymosur.

Më pas shtroni një shtresë me peta dhe më pas salmon, deri sa të mbaroni. Pasi i shtrojmë shtresën e fundit të beshamelit, i hedhim sipër pak arrë moska. E fusim në furrë e ngrohur, për 30 minuta në temperaturën 180 gradë.

Ju bëftë mirë !

Pin It