Kukës, lagështira rrezikon godinën e muzeut etnografik

muze-655x356

Lagështira e cila ka zaptuar të tërë godinën, rrezikon seriozisht jetëgjatësinë e muzeut etnografik në qytetin e Kukësit. Por ndonëse ky problem duket mjaftë qartë dhe janë vënë në dijeni autoritetet përkatëse këto të fundit pohojnë se nuk kanë fonde për të ndërhyrë për të shpëtuar një trashëgimi aq të vlefshme për qytetin.

Bujar Mucmata, sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Kukës: Muze Etnografik është në gjendje lufte. Është mbuluar nga lagështia. Është jashtë çdo lloj kushti për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe kushteve për të pasur një muze.

Muzeu Etnografik në Kukës u ndërtua falë investimit prej 14.6 milionë lekësh  të akorduar nga PNUD-i dhe është pjesë e muzeut historik te mikpritjes kuksiane të kosovarëve gjatë pranverës 1999.

Pin It