Turqia tronditet serish, tjetër sulm terrorist

234143

Dy sulme brenda pak ditësh. Turqia është bërë sërish shënjestër e terroristeve, ku ketë te shtune një shpërthim kamikaz është riregjistruar rrugën Istiklal ne Stamboll. Sipas mediave vendase si pasoje e shpërthimit deri tani mësohet se kane mbetur te vdekur 5 persona ndërsa janë plagosur 20 te tjerë ku 3 prej tyre ndodhen në gjendie të rëndë. Vendi ku ka ndodhur para pak minutash shpërthimi është një zonë mjaftë e frekuentuar nga turqit por edhe nga turiste te shumte. Ende nuk bëhen te ditura identitetet e viktimave si dhe te autoreve të sulmit. Fiks 6 ditë më parë një sulm terrorist  me autobombë në Ankara u mori jetën rreth 36 personave të pafajshëm ndërsa rreth 120 të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërkohë kujtojmë se sulmi erdhi një ditë pasi Turqia arriti një marrëveshje me vendet e europës ku shteti turk do të shërbej si filtër i refugjatëve sirian të cilët kërkojnë të shkojnë drejtë vendeve të BE-së

Pin It