Zhvillohet sot pas 5 vitesh kongresi i PS

220085

Partia socialiste ka nisur sot rreth orës 10:00 kongresin. Sipas rendit të ditës i pari që ka marrë fjalën ka qenë kryetari i partisë njëkohësisht edhe kryeministri i vendit Edi Rama dhe më pas ka vijuar  Kreu i grupit të deputetëve socialistë Gramoz Ruçi do të prezantojë një raport mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së anëtarësime në PS. Veprimtarinë mes dy kongreseve do ta paraqesë Komisioni i Garancive Statutore në këtë parti. Ndër pikat kryesore e cila është renditur e pesta në rend të ditës janë ndryshimet në statut dhe në fund zgjedhja e drejtuesve të organeve qendrore të PS. Në kongres janë të ftuar edhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë ku Giani Pitella dhe Massimo Da Lema së bashku me të ftuar të tjerë ndërkombëtarë do të përshëndesin punimet e Kongresit, ndërsa Mateo Renzi, Martin Shultz, Toni Blair dhe Johanes Svoboda do të jenë të pranishëm nëpërmjet video mesazheve.

1500 delegatë janë ftuar të marrin pjesë në kongresin e Partisë Socialiste do të votojnë statutin e ri dhe anëtarët e asamblesë. Ndërkohë të dielën po ne Pallat Kongreseve hapen zgjedhjet për forumin rinore eurosocialist, për strukturat dhe kryetarin.

Pika 6 dhe e fundit e rendit të ditës, parashikon zgjedhjet e organeve qendrore drejtuese të PS-së ku pritet të përqendrojnë të gjithë debatin se si do të veprohet për kryetarin e partisë.

Fatmir Xhafaj do të prezantojë statutin e ri të partisë. Në statutin e ri pritet të përcaktohet  që në rast se kryetari i PS fiton zgjedhjet dhe shpallet Kryeministër dhe mandati i tij përfundon dy vjet nga zgjedhja në krye të qeverisë, kryetari do të ri konfirmohet pa votim, në Kongresin e PS. Në rast se kryetari i PS, humbet zgjedhjet, do të respektohet rregulli i zgjedhjes së tij, përmes parimit, një anëtar një votë. Statuti i ri,  përmirëson disa nene që përshtatin organizimin e partisë në bazë të  ndarjes së re administrative-territoriale.

Ftesë për pjesëmarrje ka marrë dhe ish lideri i PS-së Fatos Nano. Për herë të fundit Kongresi u mblodh më 5 nëntor të vitit 2011.

Çfarë do votohet dhe kush do të votojë

Në kongres do të votohet për 175 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare dhe 9 anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore.  Çdo delegat do të votojë vetëm për anëtarët e qarkut të tij. Delegatët do të përcaktojnë nëse do të ketë referendum për mandatin e tij, brenda 30 ditëve nga kongresi.

Të drejtën e votës përveç delegatëve të zgjedhur për shkak të zgjedhjeve të brendshme të partisë e kanë dhe 620 të tjerë që e përfitojnë atë për shkak të postit që mbajnë si deputetët, kryetar partie e bashkie dhe ish president

RENDI I DITËS

  1. Fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
  2. Raporti mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së anëtarësimeve e zgjedhjeve në PS, nga Gramoz Ruçi.
  3. Raport i Komisionit të Garancive Statutore për veprimtarinë midis dy kongreseve.
  4. Pyetje dhe diskutime.
  5. Ndryshime e përmirësime në Statutin e PS.

6. Zgjedhja e organeve drejtuese qendrore të PS.

Pin It