Rusia që nuk njihni, 15 fakte interesante për të

 

Disa fakte vërtet interesante për Rusinë, që ndoshta nuk i dini.

1.Liqeni Baikal përmban më shumë se një të pestën e ujit të pijshëm, jo të ngrirë, në botë. Rusia zotëron një të katërtën e ujit të pijshëm, jo të ngrirë, në botë.

2.Emri i Sheshit të Kuq nuk ka fare të bëjë me komunizmin. Buron nga fjala “krasnyi”, që do të thotë “i bukur”.

3.Moska është qyteti më i madh në Evropë me 13 milionë njerëz. Londra vjen e dyta me 8 milionë.

4.Të gjithë e dinë se Rusia është e madhe. Sa e madhe?  Rusia ka më shumë zona orare se çdo vend tjetër, 11 gjithsej.

5.Sistemi më i ngarkuar i metrosë në Evropë mund të gjendet në Moskë, me mesatarisht 6 milionë banorë në ditë.

6.Në Gadishullin Kamçatka në Rusinë Lindore, mund të bësh ecje mes vullkaneve. Klyuchevskaya Sopka është vullkani më i lartë aktiv në Evropë dhe Azi.

7.Si vendi më i madh në botë, Rusia përmban 10% të tokës së punueshme të planetit.

8. Me rezervat më të mëdha pyjore në botë, Rusia është quajtur “mushkëria e Evropës”. Është e dyta vetëm pas Amazonës, për sasinë e dioksidit të karbonit që thith.

9.Në Soçi, klima është në fakt subtropikale. Dhe me malet e Kaukazit në sfond, mund të shkosh për plazh në mëngjes dhe për ski në pasdite.

10.Vetëm 80% e popullsisë është etnike ruse. Në Rusi ka më shumë se 160 grupe të ndryshme etnike.

11. Rusia ka luajtur një rol të madh në eksplorimin e hapësirës. Në fakt, rusishtja dhe anglishtja janë dy gjuhët zyrtare të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.

12. Pas Shteteve të Bashkuara (46 milionë), Rusia vjen e dyta për numrin e imigrantëve në botë (12 milionë). Shumë prej tyre janë nga vendet ish-sovjetike.

13.Më shumë se 100 gjuhë fliten brenda kufijve të Rusisë. Dhe republikat ish-sovjetike? Shumë prej tyre kanë gjuhët e veta zyrtare.

14.Rusia ka rezervat më të mëdha energjetike dhe minerale në botë. Ajo i siguron Evropës shumicën e naftës dhe gazit.

15. Mund të jetë e vështirë të besohet, por Rusia ka edhe një shkretëtirë. Ajo gjendet pranë Detit Kaspik.

 

 

Pin It