Të flasësh në 150 gjuhë të ndryshme

Malmo është qyteti i tretë më i madh i Suedisë. Ai ndodhet në provincën e Skanes dhe mund të konsiderohet me të drejtë qyteti “shumëgjuhësh”. Në të fliten plotë 150 gjuhë të ndryshme. Nuk e kishit dëgjuar më parë apo jo?

Malmo ka 310 mijë banorë. Rreth 43% e popullsisë janë më origjinë të huaj (135,509 banorë); 31% janë lindur jashtë Suedisë (99,788) dhe 11% janë të lindur në Suedi(35,721), por me prindër jo suedezë.

Padyshim vendndodhja e këtij qyteti dhe mundësia për një punë të paguar mirë, ka bashkuar njerëz të kombësive të ndryshme në një vend të vetëm.

Aty çdo gjë është e bukur dhe e organizuar. Vendet më të vizituara të qytetit janë, parqet e shumtë, biblioteka, muzeu i teknologjisë, mbetjet e kalasë së vjetër Malmohus e ndërtuar në 1434, etj.

Pin It