Samsung Electronics prezanton ekranet e para Premium në botë të mundësuara nga Tizen

1076080-2000355588

P-Series të projektuara me sistemin operativ Tizen kanë karakteristika të cilat përmirësojnë performancën dhe përdorshmërinë për mjedise të ndryshme.

Samsung Electronics njoftoi dje lançimin global të P-Series të tabelave të pavarura SMART, ekranet e para Premium në botë të mundësuara nga Tizen. Duke shfrytëzuar avantazhet e gjithanshme të Tizen si një platformë e hapur si në punë dhe përdorshmëri, ekranet e P-Series duke përfshirë edhe modelet PHF (700nit ndriçim) dhe PMF (500nit ndriçim, me përjashtim të ekraneve 32-inç), do të jetë gjithashtu ipari që do të përfshijë gjeneratën e katërt të përmirësuar të Platformës të tabelave SMART (SSSP 4.0).

“Lançimi i P-Series të tabelave Samsung paraqet një moment historik për biznesin tonë, pasi ne e kemi bërë industrinë tonë vizuale udhëheqëse, edhe më të aftë me shtimin e platformës Tizen në SSSP tone”, tha Seog-gi Kim, zëvendës-presidenti i “Visual Display Business” në “Samsung Electronics.” “Duke e pajisur ekranin tonë me mjete më të shpejta dhe më të shkathëta për menaxhimin e përmbajtjes, klientët tanë do të jenë më të përgatitur për të zgjidhur sfidat e tyre në lidhje me angazhimin e konsumatorëve.”

Avantazhet si një platformë e hapur

Me anë të SSSP që zakonisht preferon një platformë të hapur për standardet e internetit (APIs) në vend të platformës së mbyllur, ekranet e reja të P-Series, të mundësuara nga Tizen, përfshijnë avantazhet e një arkitekture të tërthortë, platformë “open source” që bazohet në një standard gjithëpërfshirës duke u mbështetur në implementimin e HTML5.

Ekranet e reja gjithashtu do të mundësojnë zhvillimin e aplikacioneve web më lehtë me një emulator Tizen të modernizuar dhe një mjet rregullator në distancë.

Performancë e fuqishme dhe e qëndrueshme

Modelet PHF (43-, 49- dhe 55-inch) dhe PMF (32-, 43-, 49- dhe 55-inch) janë seritë e para të pavarura të linjës Samsung për të treguar përmbajtjen duke përdorur SSSP 4.0 ‘s, për të përforcuar mjetet grafike. Si rezultat i kësaj, ekranet P-Series zotërojnë përformancën e animacioneve tre herë më mirë se ajo e mëparshmja e SSSP, duke rritur kohën e përgjigjes. Përdoruesit e P-Series duke u mbështetur në kohën reale të angazhimit të audiences, fitojnë opsione të zgjeruara për të ofruar përmbajtje të qartë. Ekranet mbështesin një shumëllojshmëri formatesh, pa probleme të tilla si për shembull ekrane të zinj apo ndërprerje.

Ekranet P-Series, të mundësuara nga Tizen janë të dizajnuara për veprim të pandërprerë, 24/7 në çdo vend, duke ulur ngarkesën e mirëmbajtjes për përdoruesit. Si PHF ashtu dhe modelet PMF janë të çertifikuar me IP5X, duke vërtetuar aftësinë e tyre për të performuar në cilësinë optimale kur ekspozohen ndaj një sërë faktorësh të mjedisit, duke i bërë ato ideale për mjedise me pluhur, duke përfshirë stacionet e metrosë dhe terminalet e autobuzëve.

Përdorim i thjeshtë

Ashtu si në të gjitha zgjidhjet alternative të tabelave, ekranet P-Series të Samsung përfshijnë operacione komplekse të shfaqura në një qendër të vetme, janë të lehta për tu përdorur dhe nuk kërkojnë pajisje të jashtme për të funksionuar.

Me serverin e ri “MagicInfo 4.0”, përdoruesit mund të menaxhojnë të gjithë portofolin e tyre të tabelave nëpërmjet një serveri qendror në distancë, në kohë reale dhe të bëjnë rregullime në ekranet individuale ose grupe ekranesh nga çdo vend.

Një grup mjetesh plotësuese, duke përfshirë Web Simulator dhe programet emulator Tizen, shtrijnë më tej mundësitë e zhvillimit të përmbajtjes duke u mundësuar përdoruesve të ndërtojnë dhe të lançojnë aplikimet në web direkt nga platforma SSSP 4.0.

Ekranet e P-Series gjithashtu përmbajnë një marrës të integruar dhe centralizuar infrared (IR) për të nxitur operacione më të përshtatshme. IR e centralizuar është e lidhur me pajisjet e kontrollit në distanca të largëta dhe navigon më shpejtë dhe më lehtë se sa ekranet standarde.

Dizajn i sheshtë për çdo mjedis

Me një thellësi (29.9 mm) dhe gjerësi (6.9 mm) dizajni i ekraneve të Samsung, P-Series është ndër më të hollët në treg. Ky dizajn kompakt u mundëson bizneseve hapësirë të veçantë për t’u lidhur me audiencën në vende të pashfrytëzuara më parë. Përveç kësaj, ky monitor u mundëson shikuesve të mbeten të fokusuar në përmbajtje sesa tek vetë ekrani.

Pasi Tizen e mbështeti hyrjen në treg të ekraneve P-Series, disa kompani tashmë e kanë njohur aftësinë e tyre për të përmirësuar operacionet për rritjen e biznesit të tyre.

Signagelive, një platformë teknologjike globale e tabelave e mbështetur në “cloud”, kohët e fundit ka migruar edhe software-in e tij media player për SSSP 4.0. Zbatimi e bën platformën Signagelive plotësisht në përputhje me linjën e tabelave SMART të Samsung dhe përshpejton shpërndarjen dhe vendosjen e klientëve.

Për më shumë informacion në lidhje me ekranet e P-series të Samsung, si dhe artikuj të tjerë për Samsung duke përfshirë foto dhe video, ju lutem vizitoni news.samsung.com.

***

Signage (tabelë)* – tabela që vendosen për të komunikuar një mesazh ndaj një grupi specifik, zakonisht për qëllime marketingu.

Emulator* – është një software ose hardware i cili lejon që një sistem kompjuterik të sillet si një tjetër sistem kompjuterik.

Pin It