Sanremo ’17, Ermal Meta: Dëgjomëni, kam histori për të treguar

269479_m

Ermal Meta ka  lindur më 1981 në Fier. Ka shkuar në Itali që 13 vjeç dhe ka ditur që me talentin e tij të zërë një vend në botën e madhe muzikore italiane. Ai ka shkruar këngë për Patty Pravo, Marco Mengoni, Lorenzo Fragola, Emma, Giusy Ferreri e të tjerë. Në Sanremo ka marrë pjesë si me grupin e vjetër, La Fame di Camilla, ashtu dhe si solist, më 2016, në seksionin dedikuar të rinjve. Sivjet do të garojë midis të mëdhenjve me këngën “Vietato Morire” (E ndaluar të vdesësh). Cila është tema e këngës? Mosbindja përballë dhunës në të gjitha format e saj.

Pse e meriton të fitosh? Nuk e di nëse e meritoj të fitoj, por me siguri e meritoj të dëgjohem me vëmendje, sepse kam një histori për të treguar. Sanremo i parë që mban mend? Ai ku mori pjesë (grupi) Subsonica. Para tij nuk e kam parë. Kënga që të ka pëlqyer më tepër nga 66 edicionet e festivalit? “Ti Regalerò Una Rosa” (Do të të dhuroj një trëndafil) e Simone Cristicchit, është e mahnitshme. Pse Sanremo mbetet gjithmonë Sanremo? Sepse edhe ata që vënë dorën para syve nuk mund të rrinë pa e ndjekur.

Pin It