Sektori problematik i peshkimit, anijet të vjetra dhe në gjendje pasive

26slide2

Anijet shqiptare të peshkimit janë të vjetra dhe në gjendje të keqe teknike. Mosha mesatare e tyre është 39 vjeç dhe ato kanë një performancë shumë të dobët ekonomike, ndërsa aktualisht vetëm gjysma e tyre janë në gjendje pune.

Ministria e Bujqësisë e cilëson këtë sektor si problematik edhe për shkak të peshkimit informal me barka të vogla. Peshkimit në vend i mungon edhe menaxhimi, pasi agjencitë shtetërore që duhet të mbikëqyrin katër portet nuk i kanë të qarta detyrat e tyre.

Sipas analizës së MB në total numërohen 213 anije të licencuara me gjatësi mbi 12 metra, por vetëm 118 prej tyre janë aktive. Portet janë në një situatë të keqe edhe për shkak të mbetjeve të anijeve të mbytura, të cilat sjellin rreziqe në lundrim.

Bankinat dhe infrastrukturat kanë nevojë për riparime të shumta, për të rritur sigurinë dhe higjienën, për sa i takon magazinimit dhe trajtimit të peshkut. Riparimi i anijeve në Itali e Greqi ka një kosto vjetore prej rreth 4.3 milionë eurosh.

Pin It