Sezoni veror, merren masa për rritjen e sigurisë së turistëve në Elbasan

vacation-safety

Çdo pikë turistike dhe historike e vizitueshme nga turistët në Elbasan, këtë sezon turistik do të ketë një polic ruajtës të sigurisë. Drejtoria e Policisë së Elbasanit ka marrë masa për rritjen e sigurisë në zonat turistike, plazhet dhe rrugët më të populluara gjatëe verës.

Zonat turistike si Gjinar, Byshek, Uji i ftohtë Lenije në Gramsh dhe zonat historike si Kalaja e Elbasanit, Shpella Eremite në Librazhd, Ura e Kamarës në Librazhd do të kenë përqëndrim të shërbimeve të sigurisë. Po ashtu edhe zonat e vizituara për plazh si Lumi Rrapun në Librazhd, Lumi Shkumbin në Librazhd dhe Lumi Shkumbin në Elbasan, Lumi Devoll (Gramsh-Cërrik) dhe Liqeni i Belshit.

Ndërsa për shmangien e problemeve dhe aksidenteve në qarkullimin rrugor do të ketë patrulla në segmentet Qafë-Thanë-Peqin, Qafë-Thanë- Tiranë, Elbasan-Cërrik- Selitë, si dhe akset e tjera rrugore që lidhin qëndrat e banuara me pikat turistike, pikat e pushimit plazhet.

Drejtoria e Policisë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të bashkëpunojnë në ruajtjen e rendit.

Pin It