ShareTheMeal sjell aplikacionin e ri arabisht, themeluesi: “Ramazani koha për të dhuruar”

hg

Një version i ri arab i aplikacionit të vlerësuar me çmim ShareTheMeal (NdajUshqimin) u lançua për të shënuar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Aplikacioni iu mundëson përdoruesve që me nje klikim të ushqejnë për një ditë një fëmijë sirian refugjat.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) përmes këtij aplikacioni fton përdoruesit të dhurojnë 50 cent përmes një klikimi për të ushqyer komunitetet e uritura në botë.

Versioni anglez dhe gjerman i aplikacionit u lançua në Nëntor dhe deri tani janë dhuruar 5.5 milion vakte nga 500.000 përdorues. Fushata aktuale synon të ushqejë për një vit 1400 fëmijë sirianë refugjatë të moshave 3-4 vjeç, te cilët jetojnë në Beirut.

“Nevoja për një version arab të aplikacionit ishte një vendim praktik”, tha për Al Xhazirën zbuluesi i aplikacionit Sebastian Stricker.

Ai tha se nëse duam që njerezit ta përdorin aplikacionin për të bërë mirë, atëherë gjuha duhet të jetë e kuptueshme për ta.

Ramazani është koha ideale për të lançuar aplikacionin, pasi gjate këtij muaji myslimanët duhet të japin zekatin, lëmoshën, që përbën një nga shtyllat e islamit.Stricker shprehet kureshtar të shohë se nëse aplikacioni do të klikohet më gjatë kohës së iftarit, pasi njerëzit priren të kujtojnë të uriturit kur ulen të hanë pas një dite të lodhshme.

“Ne besojmë se një botë pa uri është plotësisht e mundur”, tha themeluesi i aplikacionit ShareTheMeal.

Pin It