Atmosferë Ramazani dhe Bajrami

Të çelësh agjërimin me ushqim të mrekullueshëm

Dashuria për ushqimin dhe rëndësia e konsumit, por edhe e mungesës së tij janë fokusi i muajit të shenjtë të Ramazanit dhe përfundimit të tij me festën e quajtur Eid-el-Fitr (Fitër Bajrami). Për shefin e kuzhinës nga Bangladeshi, Aktar Islam, fitues i disa çmimeve, Bajrami i Fitrit ka qenë gjithnjë një rast i veçantë.

“Ishte koha kur takoja familjen dhe miqtë dhe mbi të gjitha mund të haja çtë doja duke u tejngopur me ushqimin e mrekullueshëm aziatik”, thotë ai.

1

Petat e larmishme

Një mëngjes tipik Bajrami në shtëpitë myslimane në Bangladesh fillon me një pjatë Shir Hurma. Kjo është një përzierje e petëve të thara me qumësht, me erëza dhe kanellë që shërbehen me një bukë indiane. Petët e thara përdoren në shumë gatime dhe ëmbëlsira gjatë Ramazanit dhe Bajramit në botë. Fotoja tregon një punëtor indian që than petët gjatë përgatitjeve për Ramazan.

2

Njerëzit mblidhen së bashku

Pas mëngjesit të ëmbël në shtëpi Aktar Islam dhe familja e tij zakonisht shkojnë në xhami për faljen e namazit. Disa xhami, si kjo në foto, shtrojnë ushqime të përbashkëta, ku besimtarët mund të prishin agjërimin së bashku.

3

Shije vendase

Myslimanët nëpër botë festojnë Fitër Bajramin për të shënuar fundin e Ramazanit, gjatë të cilit ata e privojnë veten nga ushqimet, pijet, duhani dhe marrëdhëniet seksuale nga agimi në perëndim. Çdo zonë ka traditat e veta për këtë ditë si Roty John,  një lloj sanduiçi omeletë nga Malajzia.

<> on July 16, 2013 in Kuala Lumpur, Malaysia.

Kulmi i ëmbëlsisë

Ky burrë po përgatit një ëmbëlsirë Nepaleze të quajtur Lalmohan- një petull ëmbël e skuqur që shërbehet me kos të ftohtë.

5

Pjata mirësie

Këto pjata të shijshme, të cilat do t’u shërbehen fëmijëve në një xhami në Xhakarta, Indonezi, mund të jenë ushqim tipik iftari – disa fruta, oriz, kek, petulla, çaj dhe ujë.

6

Kinë

Myslimanët në Kinë gatuajnë qingj para sheshit të xhamisë për të festuar Fitër Bajramin. Më pas ata vazhdojnë faljen e namazit dhe festimet në rrugë.

7

Qerasje të ëmbla për banket

Një bukëpjekës palestinez përgatit bakllava me arra dhe shurup mjalti.

8

Ushqim për të gjithë

Një djalë i ri përgatit tasat me ushqim para iftarit në qytetin e dytë më të madh në Pakistan, Lahore. Pakistan është shteti i dytë në botë për nga numri i myslimanëve. Indonezia është e para.

9

Pin It