Obama uron për Ramazanin, kundërshton zërat përçarës mes komuniteteve

President Barack Obama delivers remarks during the annual Iftar dinner, celebrating the Muslim holy month of Ramadan, in the East Room of the White House, Monday, June 22, 2015, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)

Presidenti amerikan Barak Obama uroi besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit, duke theksuar edhe një herë mbështetjen e tij për komunitetin mysliman në SHBA.

“Ndërkohë që amerikanët myslimanë festojnë muajin e shenjtë, me kujtohet që ne jemi një familje amerikane. Unë qëndroj përkrah komuniteteve amerikane myslimane duke refuzuar zërat që kërkojnë të na ndajnë, ose të kufizojnë liritë tona të besimit dhe të drejtat tona civile”, – tha Obama gjatë fjalimit të tij.

Obama iu kërkoi amerikanëve të mendojnë për jetët e miliona njerëzve që janë shpërngulur nga vendet e tyre si pasojë e dhunës dhe konflikteve.

“Këtu në Shtetet e Bashkuara ne jemi të bekuar me komunitet myslimane të larmishme po aq sa edhe vetë kombi ynë”, – tha presidenti amerikan.

Deklarata e Obamës është konsideruar si një kundërpërgjigje ndaj Trump-it.

Pin It