Shazam sjell versionin e tij të ri , Shazam Lite

shazam-lite-640x367

Shazam sjell një version të ri të programit te tij, Lite në pajisjet Android. Ky version i ri ështe i ngjashëm me programet Facebook dhe Messenger Lite.

Programi Shazam Lite është në dispozicion vetëm për Android dhe kjo kërkon hapësirë më të limituar në krahasim me Shazamin e duhur.

Përdoruesit duhet ta shkarkojnë programin Shazam Lite kur ata kanë nevojë për të identifikuar një këngë. Programi është gjithashtu i aftë për njohjen e muzikës edhe kur telefoni është i shkëputur nga interneti.

Shazam Lite kërkon më pak se 1MB hapësirës. Ky programi nuk ka nevojë për më shumë hapësirë që do të thotë se mund të instalohet lehtë edhe në  pajisjet më të vjetra Android, të cilat nuk kanë një sasi të konsiderueshme të RAM.

Pin It