Sistemi Android mbush 10 vjeç

Android feston 10 vjet: sistemi operativ “mobile” i Google do të prezantohej zyrtarisht me 5 nëntor 2007, për të ardhur në smartphone-in e parë një vit më pas.

 Android ka qënë një nga sukseset më të mëdha të Google, i cili e bleu start up në 2005-ën për vetëm 50 milionë dollarë.

Sot programi i “robotit jeshil” numëron të paktën 2 miliardë përdorues dhe në një dhjetëvjeçar ka pasur mjaft konkurrencë. Është sistemi operativ më i përhapur në botë, dhe është në sfidë vetëm me iOS të Apple të spostuar në tregjet emergjente.

Android është gati në 82% të smartphone në të gjithë globin dhe në 66% të tabletëve. Këtë vit për herë të parë kaloi edhe Windows-in, sistemin operativ për kompjuterë i Microsoft, duke pasur parasysh lidhjen me internet nga çdo lloj lidhjeje.

Një nga çelësat e suksesit të tij është në bashkëpunimin e Google me më shumë prodhues pajisjesh mobile, që nga Samsung tek Huawei. Versioni i fundit është Android 8 Oreo, në smartphone-in e tij, Pixel 2 të Google dhe në Mate 10 të Huawei.

Pin It