ShBA – Clinton zgjedh Tim Kaine si zv.President potencial

gettyimages-547389894_custom-05898bc5dd35182bdd966efad39ab65c72901da6-s900-c85

Kandidatja Hillary Clinton ka përzgjedhur zëvendësin e saj, Tim Kein, senator i Virxhinas si zv.President potencial.

Lajmi u komunikua nga vetë ish-sekretarja e Shtetit e cila pritet të konfirmohet zyrtarisht si e nominuar për zgjedhjet e shtëpisë së Bardhë.

Tim Kaine është një figurë influente në Partinë Demokratike. Ai gëzon eksperiencën e nevojshme për pozicionin e zv. Presidentit për shkak të pjesmarrjes dhe drejtimit të komiteteve të ndryshme në kongres për cështjet e sigurisë si dhe për politikat e jashtme.

Tim Kaine është një emër i njohur për komunitetin hispanik dhe flet rrjedhsheem gjuhën spanjolle. Përvoja dhe maturia që ka në politikë kanë bërë që mediat dhe analistët ta konsiderojnë zgjedhjen e Clinton “të zgjuar dhe të sigurtë”.

Kaine ishte mes pak kandidaturave të përzgjedhura nga Barack Obama në vitin 2008 për të qenë zëvendësi i tij dhe ka shërbyer si Guvernator i Virxhinias para se të bëhej senator i këtij shteti.

Pin It