Çfarë i ndodh trurit teksa jemi në gjumë ?

sleepingbrain_wide-e40290d47221863e13990f78f86b983781d5673e-s900-c85

Gjatë kohës që flemë mendojmë se çdo gjë pushon, por në fakt janë disa procese që vazhdojnë akoma pavarsisht gjumit.

Ndërsa bini për të fjetur, ju dridheni

Sipas ekspertëve të gjumit, masa e dridhjeve varet nga sa i përgjumur je, pra sa më e madhe e dridhura aq më i lodhur është trupi juaj.

Temperatura e trupit tuaj është shumë e ulët

Kur jemi aktivë gjatë ditës ne djegim shumë kalori, ndaj ulja e temperaturës është një mënyrë për të reduktuar nivelin e djegies për të shpëtuar kalori. Specialistët e gjumit thonë se trupi funksionon njësoj si gjumi letargjik i arinjve, duke theksuar se “gjumi është një mekanizëm mbijetese”.

Trupi bën një pastrim të plotë të toksinave

Kjo lejon që trupi dhe truri të ripërtërihen. Tek personat që nuk flenë mirë, filtrimi nuk është aq efektiv, ndaj ekspertët thonë se kjo është një arsye përse personat që nuk flenë mund të kenë pak çrregullime mendore.

Truri harron informacionet e padobishme

“Ne marrim shumë informacion gjatë gjithë ditës dhe shumica e tij për fat harrohet”. Kështu shprehen specialistët e Shkollës së Mjekësisë në SHBA, duke shpjeguar se nëse truri do mbante mend çdo gjë do të krijonte mbingarkesë për të, ndaj ky është një proces i rëndësishëm gjatë gjumit.

Pin It