SHBA, senati fillon sot seancat e miratimit të kabinetit Trump

tramptani

Senati i SHBA­-s do të fillojë sot seancat e miratimit për kandidatët që presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka propozuar për kabinetin e tij.

Do të zhvillohen 8 seanca për kandidatët e zgjedhur nga Donald Trump, ku seanca e parë do të jetë për senatori republikan të Alamabës, Jeff Sessions, i cili është kandidat për të qenë avokati i përgjithshëm i Amerikës.

“Kur presidenti Obama mori presidencën, i gjithë stafi i tij ishte miratuar nga senati, shpresojë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me presidentin e zgjedhur, Donald Trump”, është shprehur senatori republikan, John Barroso. Nga ana tjetër Trump ndihet i sigurt se të gjithë kandidatët e tij do të marrin miratimin e senatit, duke i përshkruar ata si më të mirët që mund të mbajnë pozicionet për të cilat janë kandidatë.

Pin It